Çfarë po tenton të arrijë Vuçiq prapa vrasjes së Ivanoviçit?

Aktuale

Çfarë po tenton të arrijë Vuçiq prapa vrasjes së Ivanoviçit?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 18 janar 2018 Në ora: 14:04
Aleksander Vuçiq

Njohësi i çështjeve politike, Lirim Zorra në një prononcim për “Bota sot” thotë se qëllimi i president serb, Aleksandër Vuçiq pas vrasjes së Oliver Ivanovicit është që veriu i vendit të administrohet nga një polici dhe gjyqësor i veçantë nga pjesa tjetër e Kosovës.

“Deklaratat e Vuçiq më shumë lidhet me atë që autoritetet e Kosovës kanë pak ndikim në veri dhe pa ndihmën e Beogradit nuk mund të gjinden vrasësit që ka gjasa reale të jenë larguar nga territori i Kosovës. Andaj këto deklarata janë në vazhdën e ideve të Beogradit që veriu duhet të administrohet nga shteti me një lloj policie të veçantë dhe gjyqësor të veçante nga Prishtina zyrtare”, thotë Zorra për “Bota sot”.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Lirim Zorra

Zorra shprehet kritik edhe ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë se shqiptarët do të shkojnë deri në Nish, nëse ajo tenton ta provokojë Kosovën.

“Kjo vrasje tani po shndërrohet në një llojë ngjarje politike ku fajtor sipas politikaneve duhet të jetë Prishtina ose Beogradi që të fitojnë pika politike para bashkësisë ndërkombëtare dhe të jetë arsye për të bllokuar bisedimet dhe zbatimin e marrëveshjeve si deklarata e Vuqiçit dhe e Veselit nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe të qetësimit të marrëdhënieve serbo-shqiptare”, shtoi Zorra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat