Gashi: Vrasja e Ivanoviqit ka qenë e planifikuar, qëllimi i saj frikësimi i serbëve lokalë

Aktuale

Gashi: Vrasja e Ivanoviqit ka qenë e planifikuar, qëllimi i saj frikësimi i serbëve lokalë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 23:03
Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka theksuar se vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka qenë e planifikuar.

Gashi ka thënë se konfliktet dhe mospajtimet e Ivanoviqit me ish – kryeministrin e Serbisë dhe presidentin aktual të këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, kanë qenë tash e disa vite.

“Ivanoviqi ka dërguar mesazhe të pendesës për krimet të cilat i ka kryer gjatë luftës. Duke qenë se i ka kuptuar gabimet që i ka bërë gjatë dhe pasluftës, ka qenë i vetmi që nuk ka pasur mbrojtje prej Serbisë, ku ai ka mundur edhe të dëshmojë për veprimet kriminale, gjë e cila ka shkaktuar panikë te strukturat kriminale të Serbisë. Kjo tregon se ka pasur një plan. Është planifikuar një pasojë, ku qëllimi final ka qenë krijimi i frikës te serbët lokalë, që kanë qasje pozitive ndaj institucioneve të Kosovës”, ka shtuar Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat