Haradinaj: Lajm kërcënues dhe i rrezikshëm për Kosovën armatosja e Serbisë me raketa

Aktuale

Haradinaj: Lajm kërcënues dhe i rrezikshëm për Kosovën armatosja e Serbisë me raketa

Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:19
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencën për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ka quajtur lajm kërcënues dhe të rrezikshëm për Kosovën armatosjen e Serbisë me raketa.

Haradinaj në konferencën e përbashkët me drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se deklaratat politike kanë peshë dhe se nuk duhet të neglizhohen, por sipas tij, delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë nuk është dashur të shkojë në Bruksel shkaku i lajmit të armatosjes së ushtrisë serbe me raketa që kanë rreze deri në Kosovë.

“Dialogu është në fazë kritike, dialogu i tillë është i konsumuar. Qëndrimi i Kosovës është që të kalohet në fazën finale, pra të bëhemi gati për njohje reciproke. Deklarimet politike kanë peshë, asnjëherë nuk duhet të neglizhohen, por është shumë më kërcënues që Serbia synon të armatoset me raketa që mund të arrijnë në çdo destiancion në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

“Pra në këtë rast pas këtij lajmi nuk ishte dashur që të shkojmë në dialog dhe jo ata të reagojnë për një deklaratë politike [të Kadri Veselit për Nishin]. Kjo është shqetësuese”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj, ka thënë se dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka bërë thirrje që kjo vepër makabre të mos përdoret nga askush për agjenda të ndryshme politike nga kushdoqoftë.

Ai këto komente i bëri pas takimit të Këshillit të sigurisë kombëtare, ku është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes së kreut të Iniciativës Qytetare Liri, demokraci, drejtësi në veri Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq ishte pjesëmarrës aktiv në jetën aktive dhe kjo vrasje ka parametra të keqpërdorimit politik apo më shumë.

“Që nga momenti i marrjes së këtij lajmi, institucionet e vendit kanë kryer detyrat e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Janë ende në punë. Ne e dënojmë këtë krim dhe çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë vepër makabre për agjenda politike nga kushdoqoftë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Dialogu aktual është konsumuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pala kosovare është e çuditur me vendimin e palës serbe për ndërprerjen e dialogut në Bruksel, pas vrasjes së Oliver Ivanoviq, ndonëse e pranoi se dialogu aktual është i konsumuar.

Ai këto komente i bëri pas takimit të Këshillit të sigurisë kombëtare, ku është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes së kreut të Iniciativës Qytetare Liri, demokraci, drejtësi në veri Oliver Ivanoviq.

“Është shumë më kërcënues lajmi se Serbia synon të armatoset me raketa që arrijnë të gjitha destinacionet e Kosovës, ne në këtë rast ne nuk është dashur të shkojmë në dialog”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Vrasja e Ivanoviq të mos përdoret për agjenda politike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka bërë thirrje që kjo vepër makabre të mos përdoret nga askush për agjenda të ndryshme politike nga kushdoqoftë.

Ai këto komente i bëri pas takimit të Këshillit të sigurisë kombëtare, ku është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes së kreut të Iniciativës Qytetare Liri, demokraci, drejtësi në veri Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq ishte pjesëmarrës aktiv në jetën aktive dhe kjo vrasje ka parametra të keqpërdorimit politik apo më shumë.

“Që nga momenti i marrjes së këtij lajmi, institucionet e vendit kanë kryer detyrat e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Janë ende në punë. Ne e dënojmë këtë krim dhe çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë vepër makabre për agjenda politike nga kushdoqoftë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat