Vrasja e Ivanoviçit, plan i Serbisë për trazira në Kosovë

Aktuale

Vrasja e Ivanoviçit, plan i Serbisë për trazira në Kosovë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 16 janar 2018 Në ora: 14:02
Sot është vrarë me armë zjarri, njëri nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq, lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" (SDP).

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç, u vra sot në orët e hershme të mëngjesit, përball zyrës së tij në Mitrovicë, ndërsa autorët e kësaj vepre ende nuk dihen.

Kjo vrasje ngjalli reagime të shumta brenda vendit, por edhe në shtetin serb, ku disa thonë se vrasja e Ivanoviqit mund të jetë edhe nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e disa të tjerë mendojnë që këtë vrasje e bënë shqiptarët, deklarata këto që rrezikojnë stabilitetin në vend.

Kjo vrasje e Ivanoviç, mund të jetë shkak që gjendja e sigurisë në vend të destabilizohet, e këtë e konfirmojnë edhe ekspertë të fushës së sigurisë.

Hajrullah Tërnava, njohësi i këtyre çështjeve, mendon se situata e sigurisë në vend mund të destabilizohet sidomos në Mitrovicën Veriore, pasi serbët atje do ta përshkruajnë këtë vrasje si vepër terroriste nga shqiptarët, sikur në vitin 1999, në rastin “Panda” në Pejë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Situata gjithnjë e brishtë ne veri te Mitrovicës gjithnjë mund te përshkallëzohet ne atë pjese e sidomos mbas kësaj vrasje, sepse serbet do te tentojnë që të ua përshkruan si vepër terorriste shqiptarëve si rasti „Panda“ ne Peje dhe do ta shfrytëzojnë ta destabilizojnë atë pjese për qëllimet që t’i njollosin shqiptarët. Çdo tensionim i situatës është jashtë interesave të Kosovës, e cila duhet të vërtetojë se është shtet që kontribuon për stabilitet dhe paqe. Qoftë edhe nëse sakrifikohen disa politikanë sikur që priten të ngritën aktakuzat nga Gjykata Speciale javëve në vijim”,-tha Tërnava për “Bota Sot”.

Eksperti tjetër i sigurisë, Armend Halimi, në një prononcim për Bota Sot tha se prapa kësaj vrasje qëndron shteti Serb që do të tentojnë ta destabilizojë situatën në vend përmes trazirave që në syrin e Bashkësisë Ndërkombëtare, të duket si vend i kaosit.

Image
Armend Halimi

"Vrasja e Oliverit ka mbrapa një motiv serb, pritet se çfarë, me siguri jo i mirë! Sigurisht që tani më serbët për dallim nga e kaluara që përgjigjeshin me akte të dhunshme ndaj vetë inskenimeve të tyre, tani kanë motiv trazirat, dhe krijimin e gjendjes së pasigurisë në Kosovë, që vendi në sy të bashkësisë ndërkombëtare të duket si vend kaosi, serbët si viktima, ndërsa shqiptarët si rrezikues të tyre, që në fakt realiteti flet të kundërtën. Qytetarët e Kosovës tani më janë në dijeni e të sprovuar me situata të tilla provokuese, gjë që lë të shpresohet se nuk do bien pre e inskenimeve të tilla, që do dëmtonin pa masë të tashmen dhe të ardhmen e vendit”,- potencoi Halimi për “Bota Sot”.

Ai përmendi gjithashtu edhe rastin  “Panda” të vitit 1999 në Pejë, ku shumë shqiptarë u rrahën e malltretuan pa të drejtë, pasi vrasjen e gjashtë të rinjëve serbë në atë lokal e kishin kryer vetë shërbimet serbe që më vonë e pranuan aktin.

“Në vitin 1999 në një nga kafiterit e Pejës, vriten 6 të rinjë serbë, që rezultojë me arrestime, rrahje brutale, burgosje e vrasje të shumë shqiptarëve. Në fakt, më vonë u zbulua, dhe njëherit u pranua nga autoritetet serbe, se këtë akt e kishin kryer shërbimet e tyre të sigurisë, për ‘t’i dhënë aryse’ vetës për krimet e tyre ndaj shqiptarëve”-përfundoi Halimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat