Pacolli pas vrasjes së Ivanoviqit: Akt trishtues, autorët të vihen para drejtësisë

Aktuale

Pacolli pas vrasjes së Ivanoviqit: Akt trishtues, autorët të vihen para drejtësisë

Nga: Bota sot Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:47
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka dënuar aktin e vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq.
 
Pacolli e ka quajtur akt trishtues vrasjen e tij dhe sipas tij, dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet e sundimit të shtetit.
 
Ai ka ftuar institucionet ta ndriçojnë rastin.
 
Postimi i plotë:
 
E dënoj në mënyrën më të fuqishme aktin e rëndë të vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, i cili sipas raportimeve u vra sot në mëngjes para selisë së tij së partisë së tij në pjesën veriore të Kosovës.

Akti trishtues i vrasjes dhe dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet tona për të vënë rend dhe sundim të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ftoj institucionet përgjegjëse të sundimit të Ligjit në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat