A e paralajmëroi Amerika vrasjen e Oliver Ivanoviqit?

Aktuale

A e paralajmëroi Amerika vrasjen e Oliver Ivanoviqit?

Më: 16 janar 2018 Në ora: 10:16
Oliver Ivanoviq

Lideri  SDP-së Oliver Ivanoviq, është vrarë në mëngjesin e sotëm në veri.

Vrasja e Ivanoviqit vjen dy ditë pasi departamenti amerikan në Prishtinë, i ka paralajëmruar shtetasit e saj që të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Mitrovicën veriore.

Analisti politik, Vigan Qorrolli, pas paralajmërimit të ambasadës amerikane dhe vrasjes së Ivanoviqit, thotë se Amerika nuk është mace, ajo është ujk.
 
Qorrolli ka shkruar se Kosova është në rrezik serioz prej bandave dhe jo vetëm.
 
Sipas tij, rreziku i shtetësisë së Kosovës del nga kontrolli i autoriteteve ligjzbatuese.
 
Postimi i plotë:

Nje dite pasi ambasada amerikane ne Prishtine - i paralajmeroi shtetasit e vet qe te mos udhetojne ne veriun e Kosoves - vritet nje politikan serb atje, Oliver Ivanoviç.
Amerika nuk eshte mace. Ajo eshte ujk. 
Kosova eshte ne rrezik serioz prej bandave dhe jo vetem. Rreziku i shtetesise tone po del prej kontrollit te autoriteteve ligjzbatuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat