Walker: Reçaku ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Walker: Reçaku ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:03
William Walker

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, është rikthyer në Kosovë, në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut, masakër që botës ia shfaqi, pikërisht Walker, duke i thënë komunitetit ndërkombëtar se në Kosovë po kryhet gjenocid.

Walker ka dhënë një intervistë ekskluzive për Info Magazine të Klan Kosovës ka pohuar se Reçaku ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

“Mendoj se sakrificat e bëra në Reçak nga njerëzit atje, ajo çfarë ju ka ndodhur atyre, thellësisht e ka ndryshuar çështjen e Kosovës, nga të qenurit një provincë e neglizhuar në atë që është sot; një shtet i pavarur”, pohoi Walker.

“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”.

Walker ka treguar se komuniteti ndërkombëtar nuk ishin në një medie për ndërhyrjen në Kosovë, por ai pas ardhje në Kosovë dhe pasi kishte parë gjendjen e rëndë këtu kishte njoftuar komunitetin ndërkombëtar për krimin masiv që kryente ushtria serbe.

“Ndërkombëtarët nuk kanë qenë të unifikuar, gjatë misionit tim kam pasur zëdhënës njëherë rus e njëherë francez, ata nuk janë pajtuar në atë që unë kam prezantuar. Nuk kam pasur përkrahje universale”.

“Më kanë thënë se nuk kam vepruar si diplomat, është dashur të jem më i kujdesshëm, por unë kam folur për atë që kam parë dhe e kam interpretuar ashtu siç ka qenë – krim kundër njerëzimit”.

“Ka pasur diskutime në të dy anët ku është kërkuar të veprohet diçka, por ka pasur edhe zëra ku është kërkuar që të mos veprohet asgjë”.

“Masakra e Reçakut dhe ajo çfarë kam thënë aty ka çuar në takimet e Londrës, më vonë në Rambuje që si rezultat Milosheviqi nuk e ka nënshkruar Rambujen dhe më pas e kemi pasur edhe fushatën e NATO-s”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat