Flet zyrtari i LDK-së: Kjo është gjendja e ish kryeministrit Mustafa

Aktuale

Flet zyrtari i LDK-së: Kjo është gjendja e ish kryeministrit Mustafa

H.Orana Nga H.Orana Më 15 janar 2018 Në ora: 13:58
Ish kryeministri Isa Mustafa

Ish kryeministri Isa Mustafa ka udhëtuar sot drejtë Gjermanisë për të vazhduar trajtimin e tij, që e kishte filluar në një spital privat në Prishtinë.

Image
Bajram Gecaj

Ka disa ditë që Mustafa është shtrirë në spital si shkak i një gripi sezonal. Por sot u tha që mjekët dyshojnë se kryetari i LDK-së është prekur nga sindroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja. Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj thotë ndërkohë që gjendja e ish kryeministrit Mustafa është duke u përmirësuar, veç se ende nuk është përmirësuar plotësisht.

“Gjendja është në përmirësim e sipër, por ende nuk është përmiresuar plotësisht”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat