Walker nga Reçaku: Njerëzit këtu nuk kanë vdekur ta shohin Kosovën ku është tash

Aktuale

Walker nga Reçaku: Njerëzit këtu nuk kanë vdekur ta shohin Kosovën ku është tash

Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:47
Walker

Ish Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën që ndodhi sot 19 vjet aty.

Ai ka thënë se sa herë shkon aty, ndjehet sikur më 1999, kur kishte shkuar për së afërmi për të parë gjenocidin që ishte bërë ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.

“Sa herë që vijë këtu, ndjehem gjithmonë njëjtë. Gjithmonë është ftohtë dhe gjithmonë kujtoj me aq dhembje të masakruarit këtu”, ka thënë Walker.

“Është dëshpëruese, pasi këta njerëz nuk e kanë dhënë jetën e tyre për të parë Kosovën, aty ku është tash”, ka deklaruar Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat