Reagon kritiku i artit Ilir Muharremi për logon e 10 vjetorit të pavarësisë

Aktuale

Reagon kritiku i artit Ilir Muharremi për logon e 10 vjetorit të pavarësisë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 00:24
Logot, ngjajshmëria

Kritiku i artit Ilir Muharremi ka reaguar në rrjetin e tij social për logon e 10 vjetorit të pavarësisë. Ky është postimi  plot i tij:

“Pasi u anulua logoja plagjiat, tash fitoj logo tjetër vetëplagjiaturë. Artisti përsërit logon e vitit 2015 të punuar në Maqedoni. Kjo i bije si mu pagu për të njëjtën punë dy herë. Koncepti është i njëjtë: 6 yje i kanë të dyja logot, vetëm ndërron pak mënyra e dizajnimit edhe numri 10 është në të njëjtën mënyrë. Thjeshtë, autori dy herë e ka shit mallin e njëjtë. Kjo është turp i madh! Këtë s’mund ta quajmë plagjiaturë, natyrisht sepse janë të krijuara nga i njëjti autor. Por, autori është dashur të krijoj diçka unike gjithmonë duke respektuar stilin e tij dhe si avancim të  punës së më hershme unë nuk e shohë, por përsëritje, dhe përsëritje monotone. Kjo vepër më shumë po duket si një tregti si mall i njëjtë për t’u shitur sesa kreativitet unik dhe enkas i punuar për 10 vjetorin e pavarësisë. Ndoshta edhe artisti nuk e kishte kohën e mjaftuar sepse dy ditë më parë njëra logo u anulua dhe si për shpejt është dashur të zgjidhet një tjetër. Vetëm ka nxjerrë nga arkivi dhe ka modifikuar shumë pak logon e vjetër” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat