A e destabilizojnë vendin deklaratat e Shkumbin Mehmetit? Flet eksperti i sigurisë

Aktuale

A e destabilizojnë vendin deklaratat e Shkumbin Mehmetit? Flet eksperti i sigurisë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 12 janar 2018 Në ora: 18:46
Pamje nga një protestë në Prishtinë

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, në një rrëfim ekskluziv, ka rrëfyer për vrasjet e pasluftës të cilat disa ishin edhe vrasje politike . Ai akuzon njerëz të një grupi kriminal, grup në të cilin ishte edhe vet.

Po ashtu,  tregon se kush i vrau Tahir Zemën, Smail Hajdarin, Xhemajl Mustafës e disa të tjerë, e gisht në këto vrasje, sipas Mehmetit, kishin vëllezërit Qerim e Ibrahim Kelmendi, Agron Sylejmani, Lahi Brahimaj e disa të tjerë.

Ky rrëfim i dëshmitarit Shkumbin Mehmeti, ka ngjallur reagime të ndryshme nga i gjithë opinioni, mirëpo gjendja e sigurisë në vend nuk mund të destabilizohet pas këtyre deklaratave, sipas ekspertit të sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai, në një prononcim për “Bota sot” tha se situata në vend nuk mund të eskaloj pas këtyre deklaratave, por, vetëm atëherë kur fillojnë arrestimet e para të Gjykatës Speciale.

Image
Hajrullah Tërnava

“Sikur në Kosovë të mbretëronte ligji dhe rregulli mbas këtyre dëshmive të Shkumbinit situata e sigurisë kishte mundur të destabilizohet. Meqë prej çlirimit e një kohë të gjatë në Kosove nuk funksionojnë ligjet në tërësi, tani edhe me këtë dëshmi të Shkumbinit nuk mendoj se situata e sigurisë mund të eskaloj. Mund të këtë disa tentime të destabilizimit kur të fillojë punën Gjyqi Special, dhe nëse si te akuzuar pran këtij gjyqi do te gjinden njerëzit që deri më tani kryesisht e kanë udhëhequr këtë shtet, por edhe atëherë nuk mund të ketë destabilizim në tërësi por në përmasa te vogla.  Duhet ta kemi parasysh se edhe burgosjet nuk do të ndodhin përnjëherë, dhe do të burgosen në grupe të vogla, kështu që opinioni nuk do të jetë i njoftuar se kur munden me ndodhë ato burgosje prandaj edhe destabilizimi i situatës te sigurisë nuk mund të ndodhë në përmasa të mëdha”,-tha për “Bota Sot”, Hajrullah Tërnava

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat