Veseli i gëzuar për votimin e ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Aktuale

Veseli i gëzuar për votimin e ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Më: 11 janar 2018 Në ora: 13:42
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe.

“Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat