Kryeministri i Kosovës, pagën më të madhe se Presidenti i Kinës

Aktuale

Kryeministri i Kosovës, pagën më të madhe se Presidenti i Kinës

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:37
Kryeministri Kosovës dhe Presidenti i Kinës

Nëse Kryeministri Haradinaj mund të bëhet xheloz se pavarësisht se ia ka rritur pagën vetes, ai vazhdon ta ketë atë dhjetëfish më të vogël se ajo e Presidentit amerikan, ai mund të mburret se ia kalon presidentëve të dy superfuqive tjera ekonomike botërore, Kinës dhe Indisë.

Kryeministri i Kosovës ditë më parë mori një vendim përmes së cilit ia rriti pagën vetes nga 1,300 në 2,950 euro në muaj, pagë kjo që e bën atë më të paguar se Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Në bazë të një kërkimi në internet dhe listave që publikohen vazhdimisht nga mediat ndërkombëtare, bëhet e ditur që lideri kryesor i vendit me një prej ekonomive më të zhvilluara në botë, Xi Jinping i Kinës, paguhet rreth 18,500 euro në vit, apo rreth 1,500 euro në muaj.

Edhe lideri i një tjetër vendi larg më të zhvilluar se Kosova, Narendra Mondi i Indisë, merr rreth 25 mijë euro në vit, apo rreth 2 mijë euro në muaj.

Haradinaj është kritikuar ashpër nga opinioni për rritjen e pagës në gati 100 përqind për vete dhe kabinetin e Kryeministrit. Edhe liderët e vendeve të Ballkanit e kanë pagën më të ulët se Kryeministri i Kosovës. 

Paga vjetore në euro:

1. Kryeministri i Singaporit: 1.4 milion euro

2. Kryeministri i Australisë: 440 mijë

3. Presidenti amerikan: 335 mijë

4. Kancelari i Gjermanisë:  216 mijë

5. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar: 170 mijë

6. Kryeministri i Japonisë: 160 mijë

7. Presidenti i Turqisë: 130 mijë

8. Presidenti i Rusisë: 125 mijë

9. Kryeministri i Kanadasë: 113 mijë

10. Kryeministri i Kosovës  35, 400 euro

11.  Kryeministri i Indisë: 25 mijë

12. Presidenti i Kinës: 18, 500

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat