Deputeti i AAK’së: Është vonë ta korigjojmë gabimin që kemi bërë me Gjykatën Speciale

Aktuale

Deputeti i AAK’së: Është vonë ta korigjojmë gabimin që kemi bërë me Gjykatën Speciale

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:11
Muharrem Nitaj dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, i pyetur lidhur me nismën për tërhqejen e nënshkrimeve nga lista që u nënshkrua natën e 22 dhjetorit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, nuk ka treguar nëse do ta tërheq nënshkrimin e tij, por megjithatë ka thënë se tashmë po shihet që është vonë për çfarëdo korrigjimi lidhur me themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Pak ditë më parë ka pasur një nismë të disa deputetëve për korrigjimin e këtyre defekteve dhe prandaj ne si AAK e kemi mbeshtetur. Por duket që tashmë është vonë për çfarëdo korrigjimi” ka deklaruar Nitaj.

Sipas tij përgjegjësia  për themelimin e Gjykatës Speciale i takon atyre që e kanë votuar në vitin 2015.

“Fajin dhe meritat për këtë Gjykatë  i kanë ata që e kanë votuar me 2015” ka thënë ai.

Nitaj ka treaguar se si AAK, kanë qenë pro themelimit të kësaj Gjykate në Kosovë.

“AAK ka qenë pro krijimit të një Gjykate Speciale që do të krijohej në Kosovë, por ka qenë kundër Dhomave të Specializuara që do të funksiononin jashtë Kosovës dhe kundër parimit një etnik te kësaj Gjykate” ka përfunduar Nitaj.

Lidhur me tentimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale ka pasur reagime të ashpëra nga kori diplomatik në Kosovë, gjë që ka bërë që krerët e shtetit të ripozicionohen karshi themelimit të Speciales, pas tentimit dhe dështimit për zhbërjen e saj në dhjetorin e vitit të kaluar.

Kadri Veseli në një shkrim të publikuar ditë më parë ka thënë se Gjykata Speciale do të ndodh, edhe përkundër faktit që është e dëmshme për Kosovën, madje brenda PDK-së ka filluar një nismë për tërheqjen e nënshkrimeve nga lista për zhbërjen e Dhomave të Specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat