Zbulohet arsyeja e kritikave mes PDK-së dhe AAK-së

Aktuale

Zbulohet arsyeja e kritikave mes PDK-së dhe AAK-së

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 9 janar 2018 Në ora: 15:36
Haki Abazi

Kritikat e fundit nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj kryeministrit Haradinaj po bëhen me qëllim të vetëm për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale që po përballen qytetarët e vendit.

Kështu mendon të paktën analisti politik, Haki Abazi.

Në një prononcim për “Bota sot”, ai thotë se taktikat për të zhvendosur vëmendjen nga gjërat përmbajtësore është bërë praktike e shpeshte në formën e komunikimit me qytetarë.

“Nuk ka përmbajtje në realizimin e detyrave dhe obligimeve dhe hapësira mediale është e mbushur gjatë gjithë kohës me paraqitje të çështjeve dytësore, por sensacionale”, thotë Abazi për “Bota sot”.

Sipas tij, mund të ketë nuanca ndryshime në qëndrime, por interesi për të mbetur në pushtet është i përbashkët.

“Kjo po bëhet me kompromise të dhimbshme dhe që janë duke e dëmtuar jashtëzakonisht interesin e vendit. Para dhjetë ditë të gjitha partitë në koalicion po përgatiteshin të shfuqizonin ligjin për dhomat e veçanta, dh të gjithë pa hezitim po tentonin të krijonin skenar të destabilizimin të vendit dhe marrëdhënieve me shtetet ndërkombëtare. Kjo është papërgjegjësi dhe për këtë duhet ndëshkuar me votë këto struktura të papërgjegjshme. Askush nuk ka imunitet para dështimit të shtetit dhe asnjë parti apo lider nuk mund të ikë nga përgjegjësia”, shtoi Abazi.

Ndryshe, Veseli në një shkrim autorial teksa ka folur për tentimin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, ai ka prekur me kritika edhe partitë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat