Haradinaj: Kur të ma japin vizën, shkoj në Amerikë

Aktuale

Haradinaj: Kur të ma japin vizën, shkoj në Amerikë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar dhe në lidhje me kërkesën për vizë për SHBA, për të marrë pjesë në Lutjet e mëngjesit. Ai pas takimit me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pret të marrë përgjigjen për të shkuar në vizitë në SHBA.

Haradinaj: Kur të ma japin vizën shkoj

 “Zyra ime ka aplikuar për vize vërtetë . Janë disa ngjarje rresht në të cilat kam qejf me shku.  Për shembulli ishte tani një ngjarje në IOWA dhe gjeneralin e respektoj shumë. Nuk kam marrë përgjigje. Është po ashtu një ftesë dhe për lutjen e mëngjesit. I kam disa nuk kam me mbrri në të gjitha. Jam kryetar i Qeverisë megjithatë. Por duhet me zgjedh ndonjë datë, ndonjë ngjarje me shku.  Kur të ma japin shkoj”, 

Ndërsa  tha se në takim me të parin e Prishtinës, ka biseduar për ligjin për Prishtinën, Pallatin e Rinisë, gjendjen aktuale në arsim, ndërtimin e pallatit të operas apo sallës koncertale,  10-vjetorin e pavarësisë, e veçanërisht për unazën e Prishtinës. Ndërsa tha se nuk ka asnjë pengesë që Qeveria të jetë në shërbim të komunës, për projekte që janë në interes për qytetarët. Ndërsa takimin me të parin e Prishtinës, e krahasoi me takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Haradinaj: S’do të kemi pengesa politike që të bashkëpunojmë me komunën e Prishtinës

“Të iu them të drejtën, është takim i dy qeverive. I ngjason atij takimit kur e bëjmë me Qeverinë e Shqipërisë, dy qeveritë. Pse vërtetë ka plot tema. Ne sot kemi diskutuar për ligjin për Prishtinën, implikimet që ka ky ligj dhe atë që do të ndodh edhe me një aspektë që është rendi policia komunale. Në shëndetësi që është spitali. Pallati i rinisë, pallati i ka didsa obligime të caktuara financiare. Pra si do t’i trajtojmë në të ardhmen. Pallatin e  operës e tregoi kreyatri. Biseduam për gjendjen aktuale në arsim. E kemi në fokusim testin PISA. Është rendësi për të gjithë ne... Unë po iu them pa marrë parasysh çfarëdo debati tjetër, asnjë pengesë nuk do ta ketë Qeveria, pra debatet partiake e politike, që me qenë në shërbim të komunës dhe me i përkrah këto tema në interes të qytetarëve të Prishtinës”, tha ai. 

Ndërsa, Shpend Ahmeti tha se kjo është hera e parë që një kryeministër viziton komunën e Prishtinës. Ndërsa tha se mundësitë e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, janë të shumta.

Ahmeti: Është hera e parë që një kryeministër viziton komunën e Prishtinës

“Është hera e parë që një kryeministër viziton komunën e Prishtinës, që ndoshta dhe fatkeqësi ka qenë me herët. Por tashmë dhe në takimin e parë që kemi pasur në qeveri para diku para dy jave, u dakorduam që për çështje të interesit të përbashkët të bashkëpunojmë në mënyrë që t’i realizojmë disa projekte që janë dhe në interes dhe për Prishtinën, por dhe në përgjithësi për republikën e Kosovës. Prishtina është kryeqytet dhe jemi nikoqir të Qeverisë dhe kemi shumë tema të përbashkëta të cilat duhet t’i zgjidhim. Sot diskutuam për tema konkrete në disa fusha. Duke vazhduar punën e mbetur për ligjin për Prishtinën,  sepse Qeveria është e interesuar që sa më shpejtë të shkoj në leximin e dytë në kuvendin e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat