Peci tregon pse po rrezikohet shtetësia e Kosovës

Aktuale

Peci tregon pse po rrezikohet shtetësia e Kosovës

Nga: A.S Më: 5 janar 2018 Në ora: 16:05
Ilustrim

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci dhe njëherit drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, thotë se duhet ruajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se prishja e marrëdhënieve me SHBA-të rrezikon shtetësinë e Kosovës.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Kosova me asnjë çmim nuk duhet ta bjerë vetën buzë ndërprerjes se marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të dhe vendet kyçe evropiane. Në atë moment në terma praktik do të pushoj se ekzistuari shtetësia e vendit tonë.

Nëse vazhdojnë veprimet e tilla të kontrabanduesve të shtetësisë së Kosovës, ata duhet ta kenë të qartë se nuk i pret fati i Dodikut të Republikës Serbe, por ai i Norieges se Panamasë. Ndërsa reagimet e zvenitura të LDK-së në këto momente janë të pajustifikueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat