Ish ushtaraku i UÇK-së thirrje për Specialen: Filloni arrestimet e këtyre bandave, se nesër do jetë vonë

Aktuale

Ish ushtaraku i UÇK-së thirrje për Specialen: Filloni arrestimet e këtyre bandave, se nesër do jetë vonë

Nga: B.S Më: 5 janar 2018 Në ora: 12:20
Saim Tahiraj

Ish ushtaraku i UÇK-së, Saim Tahiraj, përmes një reagimi në faqen e tij në facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, ku është paralajmëruar edhe një tentativë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Tahiraj ka shkruar Gjykata Speciale duhet të fillojë arrestimet sa më parë, pasi nesër do të jetë vonë.

“Nese nukë e keni seriozisht,porë vazhdoni me deklerata dhe ultimatume të kota.këta do vazhdojnë me me lojen e tyre ,duke e sjellur Kosovën në shkatrrimin përfundimtarë, dhe kështu edhe juve miqë të nderuar nderkombëtarë në dështimin e projektit tuaj, dhe humbjes së autoritetit dhe prestigjit tuaj nderkombëtarë.Deputetë të nderuar të LDK-së,së paku juve që qendruat burrërisht dhe nukë u përkulet para shumë stuhive,mosë lejoni shkatrrimin e shtetit që me aqë mundë dhe sakrifica,dhe me ndihmen e madhë të aleatëve tanë e ndërtuam”, ka shkruar Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Ultimatumi i shteteve të Quinti-it, drejtuar përfaqsuesëve të institucioneve shtetërore të Kosovës,apo më mirë me thanë Bandave të Republikës së Kosovës,ishte një veprim i gabuar,në adresë të gabuar.Ultimatumi duhej drejtuar gjykatës speciale:Sa më parë filloni arrestimet e këtyre Banditëve,pastaj ç’do gjë do qetsohet.Bashksia nderkombëtare nukë është hera e parë që po gabonë në veprimet e saja, dhe me përsona të gabuar.Fillimisht ju gabuat me fillimin e luftës, sepse ju i faktorizuat këto banda që asë mahalla e tyre nukë i njifte.Anashkaluat institucionet legjitime të Republikës së Kosovës të dala nga vota e popullit të Kosovës, të udhëhequra nga Presidenti Rugova.Anashkaluat Ministrin e Mbrojtëjes të Republikës së Kosvës të udhëhequr nga njeri më profesionist në lëminë ushtarake, kolonel Ahmet Krasniqin, i cili kishte rrethë vetës një shtabë me profesionist të të gjitha gjinive ushtarake.Pse e anashkaluat kolonelë Krasniqin me stafin e tij komandues?

Bashkpunuat po me këto banda ,dhe na i faktorizuat duke i dërguar në Rambuje si përfaqsues të UCK-së,të cilët më së paku kanë qenë përfaqsuesit tonë.Athua nukë i njifnit,apo nukë kishit informacione për organizimin e tyre?Apo ndoshta i njihnit shumë mirë dhe pazaret me këto banda do ishin më të lehta?Përfundoj lufta dhe në vendë që ju ti braktisni dhe të bashkpunoni me përsonalitete kredibile të dala nga vota e popullit,ju prapë vazhduat bashkpuninmin me këto banda, edhe pse i njifnit shumë mirë për veprimtarin e tyre kriminale, gjatë luftes, dhe vazhdimsin e tyre me vrasjet politike të udhëheqësve politik të LDK-së dhe eprorëve ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes.Në vendë që ju ta ndalni bashkpunimin me ta,dhe urgjentisht ti futëni në burgë për veprimet e tyre kriminale,ju bëtë të kundërten,bashkpunuat me ta dhe jetuat në një simbiozë.Ndertuat gjykata nderkombëtare si në Kosvë dhe jashtë sajë.

Fillimisht me UNMIK-un,pastaj me EULX-in, porë agjë nukë bëtë për arrestimin e tyre.Në vendë të arrestimit, dhe denimit të tyre ,ju i faktorizuat edhe më tutje ,duke i sjellur në institucionet më të larta të shtetit.Këtu nukë duhet anashkaluar edhe një pjesë të drejtuesëve të LDK-së, me disa deputetë që me votën e tyre i sollen në krye të shtetit,dhe tani na vajtojnë me lotë korkodili, se po na prishin me miqët nderkombëtarë.Përgjegjësin duhet ta bartni ju miqë nderkombëtarë së bashku me klanin nënshtrues të LDK-së që na i sollet në institucionet kryesore të Kosovës.Nese kësaj radhe më të vërtetë e keni seriozisht të merreni me ta,leni ultimatumet e kota,porë filloni punën sa më parë me Gjykaten Speciale,dhe që nga dita e neserme filloni arrestimet e këtyre bandave, se neser do jetë vonë.

Nese nukë e keni seriozisht,porë vazhdoni me deklerata dhe ultimatume të kota.këta do vazhdojnë me me lojen e tyre ,duke e sjellur Kosovën në shkatrrimin përfundimtarë, dhe kështu edhe juve miqë të nderuar nderkombëtarë në dështimin e projektit tuaj, dhe humbjes së autoritetit dhe prestigjit tuaj nderkombëtarë.Deputetë të nderuar të LDK-së,së paku juve që qendruat burrërisht dhe nukë u përkulet para shumë stuhive,mosë lejoni shkatrrimin e shtetit që me aqë mundë dhe sakrifica,dhe me ndihmen e madhë të aleatëve tanë e ndertuam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat