Flet Duhanaj, këta janë fajtorët kryesorë për Gjykatën Speciale

Aktuale

Flet Duhanaj, këta janë fajtorët kryesorë për Gjykatën Speciale

Më: 4 janar 2018 Në ora: 22:42
Ilustrim

Ditëve të fundit kanë filluar spekulimet për një tentim të dytë për ligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, për këtë ka reaguar analisti Leon Duhanaj i cili ka thënë se Gjykata Speciale tashmë është realitet.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se shoqëria është kontribuuesit me të mëdhenj për themelimin e kësaj gjykate.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale, tani më është realitet!

Nëse, vërtetë kërkesa për ndryshime, shkon në Kuvend .

Atëherë, deputetëve do duhej drejtuar me; a jeni që:

Gjykata Speciale, të mbetet e tillë? Apo që, Gjykata Speciale, t'i nënshtrohet mandatit të KS. Të OKB-së dhe Rezolutës 1244?

Mos harroni, se fajtorët kryesorë, apo kontribuesit me të mëdhenj për themelimin e kësaj gjykate, jemi ne si shoqëri. Që dështuam ta menaxhojmë lirinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat