Qeveria po përgatitet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Aktuale

Qeveria po përgatitet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Më: 4 janar 2018 Në ora: 16:53
Mbledhja e Qeverisë

Kabineti qeveritar është mbledhur sot pasdite në mbledhjen e parë për këtë vit. Në mbledhjen e Qeverisë janë aprovuar disa vendime të prezantuar nga ministrat e kabinetit Haradinaj.

Në mbledhje është shqyrtuar plani i veprimit për rritjen e punësimit të të rinjve 2018 - 2022. Këtë projektligj e ka prezantuar ministri i MPMS-së Skënder Reçica i cili tha se objektiv i planit është rritja e punësimit të të rinjve dhe është paraparë një kosto mbi 17 milionë euro ku prej tyre janë paraparë të jenë mbi 2 milionë euro nga buxheti i shtetit.

 Qeveria  ka aprovuar nismën për lidhjen e marrëveshjes në fushën e Shëndetësisë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Japonisë, të cilin e ka paraqitur ministri Uran Ismajli dhe është aprovuar nga Qeveria.

Qeveria po ashtu ka miratuar propozim- vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme,  të cilat preken nga ndërtimi i i rrugës nacionale N2 Prishtinë - Mitrovicë, segmenti Milloshevë -Vushtrri, zona kadastrale Stanovc i Epërm, komuna e Vushtrrisë.

Qeveria po ashtu aprovoi Nismën për Lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime të Transportit Ajror në mes Kosovës dhe Mbretërisë së së Bashkuar të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

Në mbledhje të Qeverisë ministri i FSK-së Rrustem Berisha propozoi për nxjerrjen e një vendimi nga presidenti për një marrëveshje financiare ndërmjet Kosovës dhe Turqisë e cila mori përkrahjen e kabinetit qeveritar.

Zëvëndëskryeministri Behgjet Pacolli ka njoftuar kabinetin qeveritar për formimin e një Grupi Punues prej 11 anëtarësh që të përgatisë planin e veprimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se janë në vazhdën e përpjekjeve dhe punëve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar lart këtë proces për Këshillin e Evropës dhe për Interpol. Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe mbajtjen e një mbledhje të Qeverisë së përbashkët me Maqedoninë diku në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat