Haradinaj: Kam pare edhe për dy apo tri pushime tjera, po s’po kam kohë

Aktuale

Haradinaj: Kam pare edhe për dy apo tri pushime tjera, po s’po kam kohë

Më: 4 janar 2018 Në ora: 15:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur  për pushimet dimërore të përfolura në medie që kanë qenë luksoze në Zvicër.

Ai tha pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të veta dhe i kanë kushtuar vetëm 7 mijë euro. Madje ai ka thënë se ka para edhe për 2 apo 3 pushime të tjera.

“Pushimi, t’iu them të drejtën unë pare kam për pushim edhe për nja dy a tri, veç kohë s’po kam. Unë kam qenë veç tri net në pushim, shtatë mijë euro më ka kushtuar, prej parave të mija është paguar, por nuk po dua me hy në debat me këto mediat”.

“Unë jam prej atyre që nuk përshtatna shumë, shkelin shumë mina. Pra, ia prishi planet shumë kujt, e di që ma kthejnë në mënyrë të ndryshme, sepse i kanë instrumentet e veta me më goditë. P.sh. vetë me prodhimin e rrymës në Kosovë, Kosova ka fituar mbi 100 milionë euro, ku vetëm gjatë dimrit kemi pasur me importuar mbi 100 milionë dhe me rritë çmimin e energjisë, mirëpo, fakti që ne kemi lëshuar në prodhim edhe një kapacitet, e kemi ulë çmimin e energjisë në krejt regjionin, pra edhe në Serbi, edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi për 30 euro. Andaj, e di që i kam idhnu plot dhe e di që do ta marrë goditje të tilla, mirëpo nuk e kam shumë problem, kënaqem”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat