Brenda njësisë më të egër të Policisë së Kosovës: Dramë, aksion…

Aktuale

Brenda njësisë më të egër të Policisë së Kosovës: Dramë, aksion…

Më: 4 janar 2018 Në ora: 08:17
Njësia Speciale Intervenuese, e njohur më parë si FIT

Policia e Kosovës është strukturuar me të gjitha njësitet e saja të nevojshme që i duhen një shteti. Mirëpo, strukturën e këtij institucioni të sigurisë padyshim se e kompleton edhe një njësit i quajtur “NJSI”, i cili dallon prej njësive tjera përshkak të anëtarëve të saj të cilët janë trajnuar enkas për intervenime në rrezikshmëri të lartë.

Njësia Speciale Intervenuese, e njohur më parë si FIT, është formuar në vitin 2006-2007 dhe e njëjta operon në gjithë territorin e Republikës.

“Indeksonline” ka qëndruar një ditë në kampin e NJSI-së ku edhe ka parë nga afër ushtrime e jashtëzakonshme që bëjnë pjesëtarët e saj.

Personi që komandon me këtë njësit, majori Alban Jetullahu ka treguar për punën dhe sfidat që kanë ata. Ai thotë se statistikisht ky njësit numëron një numër të madh të intervenime në Kosovë.

“Gjatë intervenimeve tona kanë qenë të suksesshme. Nuk kemi leju as mundësi të ndonjë rezistence e cila do të lëndonte trupin e pjesëtarëve tonë. Kemi shumë pak raste kur është lëndu apo është cënu jeta e ndonjë personi në anën tjetër. Kjo është fal shkathtësive që i ka njësia, befasisë, shpejtësisë dhe dhunës në veprime. Mirëpo kjo e fundit nuk nënkupton domosdo përdorimin e dhunës por vet prezenca e pjesëtarëve të pajisur, i fuqishëm dhe i përgatitur fizikisht e zgjidh situatën”,- shpjegon ai./Indeksonline/

Më poshtë, aksione të papara të NJSI-së:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat