Demi: Kuvendi nuk mund të aprovojë ligje, aq sa mundet të shkelë kryeministri

Aktuale

Demi: Kuvendi nuk mund të aprovojë ligje, aq sa mundet të shkelë kryeministri

Nga: Bota sot Më: 3 janar 2018 Në ora: 17:46
Agron Demi

Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi ka thënë se Kuvendi ka miratuar më pak ligje, derisa kryeministri ka shkelur më shumë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në Kuvend janë aprovuar 5 ligje, ndërsa që Kryeministri ka shkelur 7 ligje.

Postimi i plotë:

Nr. i ligjeve të aprovuara nga Kuvendi: 5
Nr. i ligjeve të shkelura nga Kryeministri: 7
- Ligji për ujërat;
- Ligji për arsimin e lartë;
- Ligji për energjinë elektrike;
- Ligji për konfliktin e interesit;
- Ligji i punës;
- Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë vendit;
- Kodi Penal (duke inkurajuar bartjen e armëve pa leje dhe gjuajtjen me armë).

Kuvendi nuk mundet me aprovu ligje aq sa mundet Kryeministri me shkelë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat