“Turpërohet” Haradinaj, nuk e di sa zëvendësministra janë në MASHT

Aktuale

“Turpërohet” Haradinaj, nuk e di sa zëvendësministra janë në MASHT

Më: 3 janar 2018 Në ora: 15:42
Haradinaj sot është takuar ndaras me ministrin Bytyqi dhe me zëvendësit e tij.

I takoi të gjithë por ende nuk e di se sa janë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë se sa zëvendës i ka ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi.

Haradinaj  sot është takuar ndaras me ministrin  Bytyqi  dhe me zëvendësit e tij me të cilët qëndroi me ta më shumë se dy orë, kur u pyet se sa janë ai nuk diti të përgjigjej në këtë pyetje.

“Nuk e di. Sa zëvendësministra janë ministër?”, e pyeti Haradinaj ministrin Bytyqi.

Ministri i tregoi Haradinajt se i ka katër zëvendës,  të cilët janë emëruar në këto poste me  vendim të tij.

Zëvendës të ministrit të Arsimit janë Heset Sahiti nga Nisma, Arbër Geci nga AKR, Mustafë Myrtaj dhe Bajrush Sezairi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat