“Liderët politikë e vënë në rrezik Kosovën, për interesa personale”

Aktuale

“Liderët politikë e vënë në rrezik Kosovën, për interesa personale”

H.Orana Nga H.Orana Më 31 dhjetor 2017 Në ora: 17:42
Ilustrim

Ka ditë që ambasada amerikane ka bërë thirrje që të mos ‘hiqet’ dorë nga Gjykata Speciale, në mënyrë që Kosova të mos prishë atë që ka ndërtuar deri më tani.

Miqtë ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që nëse Kosova merr një hap të tillë për Gjykatën Speciale, do të mbetet e izoluar.

Image
Leon Duhanaj

Kështu, analisti politik Leon Duhanaj thotë se këto thirrje të ambasadave në Kosovë vijnë si pasojë e papërgjegjshmërisë së politikës në Kosovë.

“Thirrjet nga ambasadat e vendeve mike, veçanërisht asaj amerikane si dhe deklaratat e drejtëpërdrejta nga Departamenti i Shtetit, i tejkalojnë format e komunikimit diplomatik. Këto thirrje u konsideruan të nevojshme, si pasojë e papërgjegjshmërisë së politikës kosovare. Nuk ka shëmbuj të tillë nepër botë ku liderët politik e vejnë të ardhmen e vendit në rrezik, për t'i mbrojtur interesat personale”, thekson Duhanaj.

Ai thotë më thotë se këndej këto thirrje duhet t'i kuptojë edhe populli që t'i  hapë sytë për të ardhmen e vetë.

“Nuk ka nevojë  askush e as të drejtë t'ua dëmtojë të ardhmen për asnjë çmim. Kosova dhe shqiptarët janë mbi të gjitha. Ata që mendojnë ta venë në rrezik këtë tandem, nuk kanë as të.drejtë e as  ideal, por interesa personale”, thekson ai./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat