“Po e ri-aktivizojmë UÇK-në me e mbrojtë veten nga Gjykata Speciale”

Aktuale

“Po e ri-aktivizojmë UÇK-në me e mbrojtë veten nga Gjykata Speciale”

Nga: A.S Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 17:55
Ilustrim

Analisti politik dhe pjesëtari i shoqërisë civile, Agron Demi ka kritikuar kryeministrin Haradinaj sa i përket deklaratave të tij lidhur me kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Në një koment në Facebook, Demi ka shkruar se deklarata e Haradinajt mund të lexohet si riaktivizim i UÇK-së për të mbrojtur veten nga Gjykata Speciale.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

FSK-në s'po mund e bëjmë ushtri për me mujt me mbrojt shtetin, por po e ri-aktivizojmë UÇK-në me e mbrojtë veten nga Gjykata Speciale, e shtetin na e ruan KFOR-i. - pak a shumë kështu mund të lexohet deklarata e Haradinajt (D) për riaktivizimin e UÇK në prag të akuzave të Speciales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat