Kelmendi: T’i zgjerojmë kompetencat e Speciales pa e prekur Kushtetutën

Aktuale

Kelmendi: T’i zgjerojmë kompetencat e Speciales pa e prekur Kushtetutën

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 18:51
Muhamet Kelmendi

Muhamet Kelmendi nga AAK-ja në vazhdën e debatit për Gjykatën Speciale ka thënë se është kundër kësaj gjykate.

“Para vitit 2015, në vitet 2014 dhe 2015, kam bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme Kuvendit që të shqyrtojë këtë çështje”.

“E shoh si gjykatë që ka tipare të një gjykate një etnike, të një racizmi të theksuar dhe nuk e ndjek krimin, dhunën, terrorin, dhe kjo bën me kuptu, që në kuptimin juridik është gjykatë jo normale prandaj kam qenë dhe jam kundër”.

“Do të isha për këtë gjykatë nëse do të ndiqej krejt krimi, pavarësisht kush e ka bërë, si shqiptarët, si serbët, ne kemi bërë luftë çlirimtare, kemi qenë në trojet tona”.

Kelmendi në Info Magazine nuk e ka përjashtuar mundësinë se edhe gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së kanë mundur të jenë kryer krime.

“Nuk them që kemi qenë perfekt në atë kohë, por jemi përpjekur që t’i përmbahemi parimeve ndërkombëtare të një lufte çlirimtare dhe natyrisht në përmasa të mëdha kur kemi kryengritje në Kosovë mund të ndodhin raste të tilla se nuk e ke teknikën, terreni është i ashpër”.

“Nuk e përjashtoj se ka mundur të kryhet ndonjë krim edhe nga forcat tona, amerikanët i quajnë “dëme kolaterale”, edhe nëse ke teknikën më moderne, përsëri ke dëme të tilla”.

Megjithatë, Kelmendi nga AAK-ja kur ka folur për iniciativën e disa deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka thënë se iniciativa e tillë nuk është në kohën e duhur.

“Është shumë e vonshme, sepse duhet të nisemi nga një faktor, që në arenën ndërkombëtare janë bërë investime të mëdha, janë përcaktuar prokurorët, seancat, gjyqtarët, kryetarja por nuk është vonë për të diskutuar Kuvendi një çështje të tillë”.

Por ai ka thënë se megjithatë Kuvendi duhet të diskutojë lidhur me Gjykatën Speicale.

“Mund të diskutojmë a është bërë mirë apo keq, me rëndësi është që Kuvendi ka të drejtë në çdo periudhë kohore t’i diskutojë çështjet e veta”.

Sipas tij, Gjykatës Speciale duhet t’i zgjerohen kompetencat, me nene të veçanta, pa ndërhyrë fare në Kushtetutën e vendit.

“Unë për vete do të isha që çështja e tillë të diskutohet, që Kuvendi të zgjerojë kompetencat e kësja gjykate në kuptimin e ndjekjes së të gjitha krimeve”.

“Nuk ke nevojë me shfuqizo, vetëm t’i shtojmë nene të veçanta, që të mos jetë një etnike, do të ishte shumë më pozitive dhe populli do të ishte shumë më i qetë”.

“Ligji është i Kuvendit të Kosovës dhe në këtë drejtim nuk është anti-kushtetuese, nuk ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta”.

“Kërkon nga Kuvendi një Gjykatë Speciale por diskuton përbërjen dhe fushëveprimtarinë e saj. Me nene të veçanta t’i zgjerojmë kompetencat pa e prekur fare Kushtetutën”.

“Nuk është anti-produktive, nuk ndikon negativisht as te faktori ndërkombëtar, faktori ndërkombëtar e ka parë shumë qartë se në Serbi, për dhunën, terrorin, vrasjet, masakrat 20-30 vetë janë përgjigjur krejtësisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat