Kosova mbështet financiarisht koalicionin global kundër ISIS

Aktuale

Kosova mbështet financiarisht koalicionin global kundër ISIS

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:45
Greg Delawie dhe Bedri Hamza

Ministri i Financave .Bedri Hamza, në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me të cilin Kosova mbështetë financiarisht koalicionin global kundër ISIS.

“Ky memorandum përveç që implementon vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 14/09 të datës 20 tetor 2017, dëshmon edhe për marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme  dhe bashkëpunimin e ngushtë në interesa strategjike të përbashkëta. Kosova përmes këtij memorandumi  është rreshtuar edhe financiarisht në përkrahje të Koalicionit Global Kunder ISIS, dhe do të jetë e gatshme që t’i përgjigjet edhe në forma tjera bashkëpunimit,  përfshire  rrugëve  të ofrimit të  ndihmës humanitare, ofrimin e ekspertëve për pastrimin e fushave nga mjetet e rrezikshme, ashtu siç është paraparë me vendimin e Qeverisë së datës 20 tetor 2017”, thuhet në një komunikatë për media nga Ministria e Financave. 

Ministri Hamza u shpreh i lumtur që Kosova ka arritur këtë fazë të zhvillimit që t’i ofrojë mbështetje financiare koalicionit global kundër ISIS, dhe me këtë është rreshtuar krah shteteve mike që e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Kosovën.

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie me këtë rast tha që ai është i kënaqur me faktin që Republika e Kosovës e riafirmoi angazhimin e saj në Koalicionin Global Kundër ISIS. Ai shtoi që bashkëpunimi është kyç për luftimin e ekstremizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat