Dëshmia e Shkumbin Mehmetit që mund ta zbardhë vrasjen e Xhemajl Mustafës e Tahir Zemajt

Aktuale

Dëshmia e Shkumbin Mehmetit që mund ta zbardhë vrasjen e Xhemajl Mustafës e Tahir Zemajt

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 09:52
Shkumbin Mehmeti, Tahir Zemaj, Xhemaj Mustafa

Vrasja e 2 policëve më 23 mars të vitit 2004 në Shajkovc të Podujevës, e një polici ndërkombëtar, Possible Essuman dhe e një të Kosovës, Arsim Rrustollit duket ishte planifikuar mirë nga grupi kriminal me celulë në Gjakovë – Dukagjinë.

Sipas Shkumbin Mehmetit, një nga pjesëmarrësit në këtë vrasje, i cili është dënuar me 30 vjet burg të rëndë dhe I cili ëshë në vuajtje të dënimi në burgun e Sigurisë së lartë në Gërdec, në dëshminë e tij dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka thënë se në Gjakovë fillimisht janë mbledhur shtatë persona, Shkumbin Mehmeti, Florim Ejupi, Bedri Krasniqi, Rexhep Jashari, Arben Neziraj, Jeton Sylejmani dhe Nezir Kelmendi. Me vonë u bashkaun edhe Faik Shaqiri, Bajram Kiçmari, Alban Dezdari, Xhavit Kosumi e Xhafer Zynmberi. Pas dy ditësh të qëndrimit në Gjakovë, grupi u shpërnda.

Kjo ndodhi 5 dië pas aktit të vrasjes së dy policëve në Shajkovc të Podujevës.

Shkumbin Mehmeti I kthye në Podujevë me Bajram Kiçmarin, Xhavit Kosumin e Xhafer Zymberin.

Meqenëse përgjohej telefoni i Shkumbin Mehmetit, ai u arresuta më 7 prill 2004 në Fushë Kosovë. Florim Ejupi u arrestua më 8 qershor 2004 në Shqipëri.

Shkumbin Mehmeti në dëshminë e tij në Prokurori tha se Florim Ejupi kishte kontakte me Osman Kelmendin.

Avdyl Mushkolaj pjesë e logjistikës së grupit të Bedri Krasniqit

Gjithnjë në bazë të dëshmisë së Shkumbin Mehmetit, që është pjesë e aktakuzës kundër Bedri Krasniqit e grupit të tij kriminale.

Edhe sipas hetuesve, Avdyl Mushkolaj ka qenë duke u përgjuar përmes telefonit. Mushkolaj ka pasur biseda telefonike me Bedri Krasniqin më 21 e 23 mars 2004. Sipas kësaj bisede telefonike, Bedri Krasniqi ka kërkuar nga Avdyl Mushkolaj që të takonte grupin  në Gjakovë të vendi I quajtur “Te hekrat” gjë që Mushkolaj. Më pas Bedri Krasniqi e njofton Mushkolajn se vendi I takimit ishte në Hotel Pashtrik në Gjakovë.

Ja si u planifikua dhe si u ekzekutuan dy policët, njëri ndërkobmëetar e tjetri vendor më 23 mars 2004?

Më 23 mars anëtarët e grupit kriminal ishin në fshatin Shtedim, të Podujevës, në shtëpi të axhallarëve të Agron Sulejmanit, por që ishte shtepi e zbrazur sepse përdore si bazë e organizimi të akteve kriminale.

Agron Sulejmani bëri planin që të zihej pritë një veture të UNMIK-ut. Fillmisht ata nuk planifikonin t’I vrisnin zyrtarët ndërkobmëtarë por vetëm ti degradonin dhe të talleshin me ata. Sipas botapress, grupi ishte I armatosur dhe I gatshëm që të reagojë edhe me armë.

Kur u pranua propozimi I Agron Sylejmanit, sulmuesit u armatosuën më armë të rënda, pushkë gjahu dhe granatahedhës.

Kur ra terri grupi në përbërjë të Agron Sulejmanit, lorim Ejupit, Faik Shaqirit, Bedri Krasniqit, Shkumbin Mehmetit, Alban Dizdari dhe Bajram Kiqmari, shfrytëzuan n jë kamionetë të kuqe të cilën e kishin në dispozicion që nga koha e “trazirave të marsit”.

Rres orës 21.45 filloi prita. Grupi që ishte në kamionetë të kuqe, tipi Isuzu Trooper, dolën prej automjetit. Faik Shaqiri e Bajram Kiqmari, sipas udhëzimeve të Agron Sulejmanit u vendosën në anën e majtë të rrugës për të konrolluar rrugën. Pesë pjestarët e tjerë të grupit vazhduan drejt rrugës dhe ndaluan një veturë të UNMIK-ut. Agron Sulejmani iu afrua makinës më afër në anën e djathtë të saj.

Bedri Krasniqi bërtiti në drejtim të veturës, në së pari në gjuhën serbe e më pas edhe në gjuhën shqipe.

Të shtënat filluan befas. Agron Sulejmani, Alban Dezdari, Bedri Krasniqi e Florim Ejupi qëlluan në veturën e UNMIK-ut. Si pasojë e të shtënave u vranë polici ndërkombëtar Possible Essuman dhe ai I Policisë së Kosovës Arsim Rrustolli. Përkthyesi Ramë Zeneli u plagos si dhe oficieri policor Basri Mulliqi. Agron Sulejmani u qëllua nga polici Basri Mulliqi, dhe nga plagët Sulejmani vdiq.

Krejt ky akt kriminal u zbulua pasi u arrestua Shkumbin Mehmeti I cili dëshmoi para Prokurisë dhe në procesin gjyqësor pranoi fajin. Bashkë me Shkumbin Mehmetin u arrestuan edhe atë kohë kanë qenë Nazim Kadriu, Arben Ahmeti, Arsim Rashiti, Jeton Sylejmani, Osman Kelmendi, Florim Ejupi, Xhavit Kosumi, Faik Shaqiri, Nezir Kelmendi, Irfan Ademi, Xhafer Zymberaj dhe Bajram Kiqmari.

Shkubmin Mehmeti u dënua me 30 vjet burg dhe është në vuajtje të dënimit.

Ai ka deklaruar se ka informacione dhe për vrasjen e Xhemajl Mustafës e të Tahir Zemajt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat