Ministrja serbe thotë se ofruan dokumentacion për Specialen, tregon se kur nisin aktakuzat e para

Aktuale

Ministrja serbe thotë se ofruan dokumentacion për Specialen, tregon se kur nisin aktakuzat e para

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:23
Ministrja e Drejtësisë në Serbi Nela Kuburoviq

Ministrja e Drejtësisë në Serbi Nela Kuburoviq tha të martën se beson se aktakuza e parë nga Gjykata Speciale do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një vizite në Komisionin për Persona të Zhdukur, Kuburoviq tha se Serbia ka ofruar një dokumentacion të madh për Gjykatën Speciale dhe se askush nuk do të jetë në gjendje të thotë se Serbia nuk ka ofruar atë që është e nevojshme dhe se nuk ka prova për gjykime të tilla.

Sipas saj, Zyra e Prokurorit për Krime Lufte nisur punën e saj, mirë po problemi është se autoritetet gjyqësore serbe nuk janë në dispozicion për tu kyçur drejtë për drejte.

Prokuroria do të vazhdojë të punojë në këto raste, tha Kuboroviq.

Ajo në fjalimin e saj pretendon se viktimat serbe nuk morën drejtësi para Tribunalit të Hagës, duke vlerësuar se ai ishte selektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat