“Pushtetarët e akuzuar nga Specialja, duhet të japin dorëheqje”

Aktuale

“Pushtetarët e akuzuar nga Specialja, duhet të japin dorëheqje”

H.Orana Nga H.Orana Më 26 dhjetor 2017 Në ora: 21:52
Ilustrim

Derisa Gjykata Speciale shumë shpejtë do të filloj punën e saj me aktakuzat e para, pushtetarët në Kosovës, duket se kanë filluar t’ia ndiejnë ‘frikën’. Kjo për shkakun se ditë më parë u tentua të shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale. Megjithatë nuk pati kourumin e nevojshëm nga deputetët dhe ky ligj mbeti në fuqi.

Duke parë deklaratat kundërshtuese të krerëve të shtetit ndaj kësaj Gjykate, duke nisur nga Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli e deputetë të tjerë të partive në pushtet, me gjasë se dikush nga ta do të jetë në bankat e të akuzuarve.

Por a do të ishte e ndershme dhe a do të duhej të japin dorëheqje ata që do të gjykohen nga Specialja?

Image
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi ka treguar se në cilat raste duhet të dhënë dorëheqje ata ose jo.

“Kuptohet se sipas të drejtës që është dhe do të vepron Gjykata Speciale, çdo kush që akuzohet, nuk mendoj se do të jetë në mbrotje në liri. Akuzat do të tërheqin edhe arrestimin e të akuzuareve nga kjo gjykatë. Po kuptohet se këtu nuk varet më nga vullneti i subjektit se a mbetet në pushtet apo jo, nëse është në momentin e akuzës në pushtet. Dorëheqje nuk kanë nevojë të japin se arrestohen. Kjo nënkupton edhe nxerrjen nga detyra”, thekson Kelmendi.

Ai thotë më tutje se nëse mbetet në mbrojtje në liri, është moralisht e drejtë, të të japin dorëheqje.

“Por nuk mendoj se kjo do të ndodh. Akuzat do të tërheqin edhe arrestimet e të akuzuarve e dhe kjo përfundon edhe në raport me punën”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat