DOSJA E KRIMIT: Ja lidhjet e grupit kriminal të Bedri Krasniqit me Agron Sulejmanin, Florim Ejupin e Shkumbin Mehmetin

Aktuale

DOSJA E KRIMIT: Ja lidhjet e grupit kriminal të Bedri Krasniqit me Agron Sulejmanin, Florim Ejupin e Shkumbin Mehmetin

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 16:02
Disa nga viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Vrasjet e pasluftës vazhdojnë të mbesin plagët e pashëruara të Kosovës së çliruar. Shumica e këtyre vrasjeve vazhdojnë të mbesin të pazbuluara për shkak të organizimit të mirë të rrjetit kriminale në Kosovë dhe frikës e neglizhencës së organeve të drjetësisë vendore e ndërkombëtare për t’u marrë me zbardhjen e këtyre rasteve.

Por jo të gjitha vrasjet kanë mbetur në errësirë.

Vrasja e 2 policëve më 23 mars të vitit 2004 në Shakovc të Podujevës, e një polici ndërkombëtar, Possible Essuman dhe e një të Kosovës, Arsim Rrustollit ka zbuluar një fije të një rrjeti vendor kriminal që ka vepruar në Kosovën e pasluftës.

Botapress ka siguruar aktakuzën kundër Bedri Krasniqit, I akuzuar dhe I dënuar për vrasjen e policëve, Sabahate Tolaj e Jusuf Haklaj dhe kindapimin e biznesmenit Azem Morina. ( http://kallxo.com/gjnk/87-5-vjet-burg-dhe-1130000-euro-gjobe-per-rrembyesit-e-biznesmenit-azem-morina/

Në këtë aktakuzë jepen detaje të bisedave që Bedri Krasniqi ka realizuar me grupin e tij kriminale Afrim Sulejmanin, Florim Ejupin e Shkumbin Mehmetin e të tjerë. (http://www.gazetaexpress.com/lajme/vrasja-e-policeve-ne-vitin-2004-kater-te-akuzuar-para-gjykates-detaje-nga-seanca-e-sotme-446689/)

Ne aktakuzën në fjalë jepen edhe dëshmitë Petrit Mehmetit, Nesnik Mehmetit, Basri Mullqit – Policia e Kosovës, Ramë Zenelit, Muhamed Manit, Rexhep Shefki, Isak Ejupi (Policia e Kosovës) Fatmire Syla (Policia e Kosovës), Gojart Kelmendi, (Policia e Kosovës),Shqipar Mehani si dhe ekspertë nga Instituti I Mjekësisë Ligjore në Universittin e Mjekësisë Insbruck Austri, në Sofje të Bullgarisë dhe në laboratorin e Mjekësisë Ligjore në Pejë.

Gjithashtu janë përfshirë edhe dëshmitë e të afërme të policëve të vrarë Possible Essuman e Arsim Rrustollit si palë të dëmtuara në këtë vrasje.

Flasin dëshmitarët e vrasjes së 23 marsit të vitit 2004

Në fillim të aktakuzës jepen dëshmitë e policëce Gani Bajoku, Isak Ejupi, Ramadan Bilalli,Beqir Behrami, Famtire Syla, e Gojart Kelmendi për vrasjen e 23 marsit të vitit 2004 si dhe për përgjimet telefonike të këtij grupi kriminal.

Duke lexuar këto dëshmi, sidomos të policit Isak Ejupi shihet se të dyshuarit si Agron Sylejmani, (I vrarë në vendin e ngjarjes) Shkumbin Mehmeti, Bedri Krasniqi, Alban Dizdari, Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri kanë planifikuar dhe kanë kryer disa aksione kriminale.

Sipas dëshmisë së Rexhep Shefkiut të cilit I është rrëmbyer vetura Mercedes 190 nga Shkumbin Mehmeti, Florim Ejupi e Bedri Krasniqi, ai, më 23 mars 2004 ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij nga Podujeve për në Prishtinë. Në fshatin Shakovc ai u gjend përballë veturës Opel Vectra. Pasi kishte dëgjuar disa krisma automatikësh, dy burra të armatosur, të veshur në uniforma ushtarake që dukeshin si të armatës serbe, kanë dalë nga “pylli” në rrugë dhe kanë urdhëruar Rexhep Shefkiun dhe bashkëshorten e tij që të dalin nga vetura. Dëshmitari tha se nuk njihte rrëmbyesi pasi ata mbanin maska në kokë, Me pas Rexhep Shefkiu ka lajmëruar Policinë e Kosovës për rrëmbimin e veturës së tij.

Ndërkaq sipas dëshmisë së përkthyesit Ramë Zeneli në ngjarjen e 23 marsit ai ka thëne se derisa vetura e policisë po përcillte një autobus me udhëtarë, kjo veturë u ndalua nga 4 apo 5 veta, të maskuar me uniforma të paramilitarëve serbë, të cilët pasi dolën nga vetura Mercedes 190 filluan të bërtasin në gjuhën serbe “Stanite – Stanite -Ndaluni –Ndaluni!”. Dëshmitari Zeneli ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të identifikojë këta persona sepse gjithçka u zhvilluar me shpejtësi të madhe. Ai ka thënë se polici I UNMIK-ut është qëlluar për vdekje ndërsa ai ka pësuar lëndime në kokë dhe në krah, Ai mban mend se pas pak Basri Mulliqi e ka hapur derën dhe e ka pyetur se a je gjallë dhe e ka nxjerrë veturën. Ai poashtu tha se e ka parë policin Arsim Rrustollin të vrarë në vendin e ngjarjes.

Agron Sylejmani dhe Ruzhdi Shaqiri janë të dyshuarit kryesor edhe të vrasjes së  19 tetor të vitit 2001 me ç’rast u vranë gazetari Bekim Kastrati e Besim Dajaku dhe u plagos Gani Geci. (https://telegrafi.com/keta-jane-dy-personat-e-dyshuar-per-atentatin-ndaj-gani-gecit-bekim-kastratit-e-besim-dajakut-dokumente/

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat