Reagojnë nga Gjykata Speciale, kjo është përgjigja që marrin Thaçi, Veseli e Haradinaj

Aktuale

Reagojnë nga Gjykata Speciale, kjo është përgjigja që marrin Thaçi, Veseli e Haradinaj

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 20:36
Selia e Gjykates Speciale

Prokuroria e Specializuar do të vazhdojë punën, pavarësisht zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Zyra e kryeprokurorit, David Schwendiman, ka thënë se ata nuk i komentojnë zhvillimet politike, por nuk do ta ndalin punën.

“Ne kemi mandatin tonë dhe nuk do të trembemi”, ka thënë Joseph Hollerhead, asistent ekzekutiv i Kryeprokurorit.

Edhe në Gjykatë kanë thënë se ata po vazhdojnë punën duke përmendur se kjo po bëhet bazuar jo vetëm në ligj, por edhe te ndryshimet kushtetuese që i ka miratuar Kuvendi i Kosovës.

Imer Mushkolaj e quan aventurë të rrezikshme iniciativën për ta zhbërë Ligjin për Gjykatën Speciale.

Thotë se për këtë nismë të dështuar të së premtes, presidenti Thaçi, duhet të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat