Kelmendi: Kjo gjendje e rëndë është rrjedhojë e Hashim Thaçit

Aktuale

Kelmendi: Kjo gjendje e rëndë është rrjedhojë e Hashim Thaçit

Nga: H.Orana Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 23:00
Muhamet Kelmendi

Lidhur me kërkesën e djeshme të disa deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, njohësi i çështjeve kushtetuese Muhamet Kelmendi, thotë se Kuvendi mund të shfuqizoj Specialen dhe kjo gjendje e rëndë erdhi nga rrjedhoja e ish kryeministrit, Hashim Thaçi.

“Natyrisht se po. Kuvendi ka votuar per dhe Kuvendi mund të shpallë vendimin e vetë. Është tjetër se pse dhe ku dërgon kjo? Mendoj se e tërë gjendja e rëndë është rrjedhojë e Z.Hashim Thaçit. Ky ishte ai që e detyroi Kuvendin të voton per dhe ky është ai që po bënë çmos që të anulohet ligjiandi i tillë. Duket se ka frikë nga Gjykata. Atëherë kishte premtime tjera e tash ka rënë në kurth. Po dua të them isha dhe jam kundër Gjykatës së tillë Speciale. Është gjykatë njënacionale e karakterit racist. Këtu është shkaku pse”, thotë juristi Kelmendi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat