Zhvillimet rreth Speciales, lajm në mediat serbe

Aktuale

Zhvillimet rreth Speciales, lajm në mediat serbe

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 00:30
Kuvendi i Kosovës

Me zhvillimet e ditës së sotme në Parlamentin e Kosovës janë marrë edhe serbët.

Duke u thirrur në mediat e Prishtinës, Tanjug-u serb shkruan se si Kryesia e Kuvendit të Kosovës për herë të dytë sonte nuk arriti të sigurojë kuorum për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme, ku do të konsiderohej shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Vëmendje kësaj ngjarjeje i ka dhënë edhe gazeta serbe Danas. “Kosova kërcënohet nga izolimi Global” është titulli i përzgjedhur nga ta.

Image

 

Kjo gazetë më tej sqaron se si ambasadori amerikan në Prishtinë ka kërkuar takim urgjent me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, menjëherë pasi u zbulua se Parlamenti i Kosovës kërkonte ta ndryshonte ligjin për Gjykatën Speciale me kërkesë të veteranëve të luftës së UÇK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat