Izolimi i vendit fillon sonte, Thaçi, Haradinaj e Veseli e fusin në Kuvend anulimin e Gjykatës Speciale

Aktuale

Izolimi i vendit fillon sonte, Thaçi, Haradinaj e Veseli e fusin në Kuvend anulimin e Gjykatës Speciale

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 18:09
Hashim Thaci Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Përkundër reagimit të ashpër të Ambasadës Amerikane treshja Thaçi, Veseli e Haradinaj e kanë ndërmend qysh sonte ta kontrabandojnë në Kuvend shfuqizimin e ligjit për Tribunalin Special. Ambasadori Delawie në këto momente ndodhet te Presidenti Hashim Thaçi.

Burime të mediave nga një ambasadë e huaj bëjnë me dije se kanë informata që qysh sonte do të futet në Kuvend kërkesa e veteranëve për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie ka reaguar ashpër ndaj planeve të veteranëve të UÇK’së, të cilët kanë edhe mbështetjen e politikanëve kryesorë Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Delaëie ka thënë se një ide e tillë e izolon Kosovën në nivel global.

Aktualisht, merret vesh se ambasadori amerikan ndodhet në zyren e Presidentit të Kosovës.

Reagimi i Delawie ka ardhur pasi ka dëgjuar se kanë filluar të mblidhen nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të shfuqizohej ligji për Gjykatën Speciale, me iniciativë të veteranëve, e sipas porosisë së liderëve kryesorë të vendit, ka reaguar ashpër ambasadori amerikan Greg Delawie. Ai ka thënë se Kosova do të izolohet nëse ndodh kjo.

“Ideja për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale mund ta izolojë globalisht Kosovë. Mos e ktheni orën prapa” ka shkruar Delawie në Twitter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat