“Ndale dorën o kryeministër se vendimet e mëdha ndryshime i kemi paramenduar”

Aktuale

“Ndale dorën o kryeministër se vendimet e mëdha ndryshime i kemi paramenduar”

Nga: Bota sot Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 10:55
Ramush Haradinaj

Sot në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë vendim që për zëvendëskryeministrat të ketë nga një këshilltar.

Pas këtij vendimi ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili ka thënë se kur ka qenë zëvendësministër, mezi e ka siguruar një këshilltar, ndërsa tani Haradinaj po rrit numrin e ministrave, zëvendësministrave e këshilltarëve dhe po ngrit paga, sikur në “bahçe të babës” dhe pa asnjë kriter, përcjell Bota sot.

“Ndale dorën o kryeministër se ‘vendimet e mëdha’ ndryshe i kishim paramenduar”, ka shkruar Gecaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

“VENDIMET E MËDHA” TË QEVERISË HARADINAJ!

Isha ndër zëvendësministrat më aktiv në mandatin e Qeverisë Mustafa dhe dëshpërimisht më duhej së paku një këshilltar, mirëpo më ishte thënë se nuk kishte mundësi ligjore. Megjithatë, në ndihmë atëherë më kishin dalë miqtë ndërkombëtarë, duke më siguruan një këshilltar të paguar nga fonde ndërkombëtare. Ndërsa Qeveria Haradinaj, si të ishte në “bashqe të babës”, plotësisht sipas dëshirës dhe pa asnjë pengesë nga askush, e ngritë numrin e zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësministrave pas asnjë kriter, i dyfishon rrogat në mënyrë krejtësisht arbitrare, dhe u siguron edhe nga një këshilltar shtesë të gjithë 70 zëvendësministrave. Kësaj në politikë nuk i thonë asgjë tjetër pos abuzim me fondet publike, rehatim të aktivistëve si dhe rritje të klienteles votuese, ashtu siç e bënë dje me shumë kategori tjera, duke përfshirë këtu edhe veteranët e UÇK-së! Ndale dorën o Kryeministër se “vendimet e mëdha” ndrysh i kishim paramenduar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat