Ekskluzive: “Bota sot” siguron dokumentin për rritjen e pagave, kaq e rriti pagën e tij kryeministri

Aktuale

Ekskluzive: “Bota sot” siguron dokumentin për rritjen e pagave, kaq e rriti pagën e tij kryeministri

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 20:43
Mbledhja e Qeverisë, foto arkiv

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur dje ka vendosur që të rrisë pagat për disa pozita në Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe pagën e tij.

Ai këtë vendim e ka marrë në 100 ditëshin e Qeverisë së udhëhequr nga ai dhe sipas tij është marrë për shkak të mospërputhjes në mes të pagave.

Gazeta “Bota sot” ka siguruar dokumentin e vendimit të kryeministrit, që tregon zyrtarët që u janë rritur pagat dhe për sa u janë rritur.

Në këtë vendim të marrë me 20 dhjetor, thuhet se paga e kryeministrit është 2950 euro.

Ndërsa, ish kryeministri Isa Mustafa gjatë kohës që ka qenë kreu i qeverisë, ka pasur pagën mujore 1440 euro dhe në bazë të projektligjit të miratuar nga ajo qeveri, parashihej që paga për kryeministrin të rritet për rreth 1000 euro, më saktë, të jetë 2350 euro.

Nga kjo, kryeministri Haradinaj e ka rritur pagën e tij në 2950 euro.

Në dokumentin e mëposhtëm të siguruar nga “Bota sot”, mund të shihni rritjen e pagave mujore për kryeministrit, kabinetin e tij, zëvendëskryeministrave, ministrat, zëvendësministrat dhe stafin e tyre.

Image
Dokumenti i siguruar nga "Bota sot", vendimi për rritjen e pagave nga kryeministri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat