Selmanaj: Kryeministri Haradinaj sillej i dehur në sallën e Kuvendit

Aktuale

Selmanaj: Kryeministri Haradinaj sillej i dehur në sallën e Kuvendit

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 19:05
Driton Selmanaj dhe Ramush Haradinaj i dehur në sallën e Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka hedhur kritika ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi sipas tij, në kohën e qeverisjes së kaluar ai bashkë me Opozitën e atëhershme sollën vendin gati në një luftë civile.

Selmanaj madje akuzoi Haradinajn, se atëbotë sillej në Kuvendin e Kosovës në gjendje të dehur në periudhën kur dhe pritej të merrej vendimi për Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

”Mos të harrojmë se silleshin si të dehur në sallën e Kuvendit, përfshirë edhe Kryeministrin akatual Ramush Haradinaj, i cili bashkë me partinë e tij sulmonte institucionet, kryeministrin Mustafa”.

”Nuk ka logjikë, këta në fillim e sollën situatën në një luftë civile derisa gati të vriten njerëzit mes njëri tjetrit”.

Përfaqësuesi i LDK-së në Kuvendin e Kosoëvs, këto deklarime i dha sot në Info Magazine ndërsa shtoi se ky subjekt partiak do e votojë Demarkacionin vetëm nëse Qeveria Haradinaj ka 61 deputetë pro kësaj marrëveshjeje.

”Ne si LDK kemi marr vendim, presim qe qeveria të ketë numrat, e për hir të këtij vendi ne do ta ndihmojmë kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Por kjo ndihmesë bëhet vetëm nëse ata kanë 61 nënshkrime”.

”E ne për të dëshmuar se interesat publike i vendosim para cdo gjëje, jemi të gatshëm të ndihmojmë”.

”LDK është kujdesur që gjithë ky vend të mos shkatërrohet në atë se cfarë me mund kemi arritur”. ”Qasja e mbrëmshme është jashtëzakonisht e ulët dhe e ulët, këto organizata më së paku përfaqësojnë vlerat e luftës e dje vetëm sa u shpërfaq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat