Kryeministri, Ramush Haradinaj, mbrëmë ka qenë pjesë e një darke pune në Bruksel.
Derisa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur, kryeministrat tjerë që po qëndronin krah Federica Mogherini, në gjuhën angleze, e fundit ka qenë Bërnabiq, të cilën Haradinaj e ka përshëndetur me “Dobro veçe”, që në shqip ka kuptimin e “Mirëmbrëma”, ndërsa kjo e fundit vetëm ia ka zgjatur dorën.
E profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër ndaj Haradinajt.
““Dobro ve?er”Ramush, a të vjen marre, a skie marre hiq.Kjo përshendetje të banë një njeri provincial, tamam “ deo serbie”, aty ku je e perfaqeson shtetin e Kosoves se je burreshtetas o “ pusi i gjirit”. Nese nuk din anglisht, merre perkthyesin e mos ja bon qefin nje shteti fashist qe edhe ti e ke luftue. Rueje edhe ata pak burrni qe te ka met”, ka shkuar Islami, përcjellë “Bota sot”.