500 euro për ‘tupanxhitë’ – festa e parakohshme e AAK-së

Aktuale

500 euro për ‘tupanxhitë’ – festa e parakohshme e AAK-së

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 18:00
Festa e AAK-ë

Me tupan e muzikë, simpatizantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Komunën e Istogut e festuan dje për faktin se Gani Dreshaj printe ndaj Haki Rugovës në garën për Istogun.

E përfituesit e parë nga kjo fitore e kandidatit të AAK-së në Istog, ishintumpanxhinjtë të cilët po argëtojnin me muzikë simpatizantët në qendër të qytetit të Istogut.

Në xhirimet nga festa e simpatizantëve të AAK-së në Istog, është parë se tumpanxhinjtë kanë fituar shuma të ndryshme të parave, të cilat janë vendosur në tupan. Madje, në tupan, shihen teksa janë vendosur edhe monedha të 500 eurove.

Por, një ditë më vonë rezultati i zgjedhjeve në Komunën e Istogut u përmbys. Dreshaj u parakalua nga Rugova, i cili pas numërimit të votave me kusht dhe me postë fitoi me 14 vota më shumë.

E pesëqindëshi i festës së simpatizantit të AAK-së në Istog shkoi huq.

Tani, festën në Istog do ta vazhdojnë simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët përveç Istogut, fituan edhe garën ndaj AAK-së për fitimin e më së shumti komunave në nivel të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat