Hoti: Istogu ka bërë zgjedhjen e duhur

Aktuale

Hoti: Istogu ka bërë zgjedhjen e duhur

Nga: Bota sot Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:09
Avdullah Hoti

Pas rinumërimit të plotë të votave në Istog, Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me kandidatin e saj, Haki Rugova, kanë dalë fitues të zgjedhjeve.

Rugova ka fituar 10033 vota, kurse, kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj 10018 vota.

Sipas Shefit të GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti, istogasit kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka uruar fitoren e qytetarëve në Istog. “Urime gjithe qytetareve te Istogut. Keni bere zgjedhjen e duhur", ka shkruar Hoti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat