Përfundimtare: Haki Rugova fitues në Istog, ja diferenca e votave me Dreshajn

Aktuale

Përfundimtare: Haki Rugova fitues në Istog, ja diferenca e votave me Dreshajn

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:10
Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve

(E plotësuar) - Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut ka dal fitues i zgjedhjeve në Istog, pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

Rugova në rivotimin e raundit të dytë në votat e rregullta, ajo me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta ka marrë 10033, kurse, kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj 10018 vota.

Image

Nis numërimi i 333 votave me kusht dhe postë, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me postë ku nga 24 vota Gani Dreshaj i ka marr 16. Ndërsa kandidati i LDK-së Haki Rugova i ka marr vetëm 8 vota.

Tash janë duke u numëruar votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

Vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta janë 309, si dhe 24 votë me postë.

Image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat