Faturimi i energjisë për veri, ZRRE pranon se s’ka pasur transparencë

Aktuale

Faturimi i energjisë për veri, ZRRE pranon se s’ka pasur transparencë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:17
Pamje nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut

(E plotësuar)- Gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Arsim Janova ka thënë se së fundmi janë duke u përballur me një sfidë nga sistemi gjyqësor për faturat e energjisë për një vendim për periudhën 2012 deri në mars të vitit 2018.

Janova ka thënë se Avokati i Popullit ka vërejtur këtë, por kjo çështje ka të bëjë me situatën politike në veri, kështu që në këtë kategori kanë hyrë edhe humbjet e energjisë të paautorizuar. Ai ka shtuar se pjesa prej 3.5 për qind për energjinë e shpenzuar për veri është hequr nga faturat e qytetarit nga 1 dhjetori, me një vendim të përkohshëm, derisa të bëhet funksional Bordi i ZRRE-së.

Sipas tij, deri më tash janë shpenzuar 41 milionë euro që kanë paguar qytetarët e Kosovës për veriun. Mirëpo, Janova, ka thënë se vendimet e gjyqësorit dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, hë për hë janë të parealizueshme nga ZRRE, për shkak të bordit jo funksional.

Janova: Nuk kemi fuqi t’i zbatojmë rekomandimet e Avokatit të Popullit

“Nuk jemi në gjendje të marrim veprime të cilat janë në bazë të rekomandimeve të avokatit të popullit. Mirëpo, çdo vendim që është i plotfuqishëm qoftë si masë e përkohshme do ta zbatojmë, sepse është vendim gjyqësorë”, ka thënë Janova.

Deputetët kanë thënë se mënyra e faturimit të energjisë për veriun ka qenë e fshehtë dhe jo transparent, për të cilën ka pranuar edhe drejtori i ZRRE, Petrit Pepaj.

Pepaj: Është e vërtetë se nuk ka pasur transparencë

“Këtu keni të drejtë, sepse ndoshta është mirë më futur në ndonjë rubrikë të faturës, dhe të tregohej se kjo pjesë është për veriun, pjesa tjetër është këta që vjedhin. Transparenca është mirë me qenë në faturë për pjesën që çdo qytetarë i Republikës së Kosovës paguan për pjesën veriore. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Pepaj.

Mirëpo, deputetja Miljana Nikoliq nga Lista Serbe e cila jeton në veri ka thënë se është konsumatorë e kompanisë serbe “Elektrokosmet”, dhe i paguan faturat kësaj kompanie e cila nuk është e licencuar.

Nikoliq: Unë personalisht i paguaj faturën energjisë “Elektrokosmetit”

“Popullsia e veriut të Kosovës marrin faturat nga “Elektorokosometi, unë personalisht e marr faturën nga kjo kompani. Kjo ndodh, për shkak se marrëveshjes e Brukselit e ka paraparë, por këto kompani të energjisë deri sot nuk janë të regjistruara në veri katër herë kanë bërë kërkesë që të legalizohen dhe ta marrin licencat, mirëpo janë refuzuar. Dëgjoj se në veri nuk paguhet energjia edhe te gjitha institucionet, por një pjesë e qytetarëve i paguajnë kompanisë serbe “Elktrokosomet”, nga edhe furnizohen me energji elektrike”, ka thënë Nikoliq.

Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, e cila i tha: “mos ia fut kot, për me na humbur kohë këtu”.

Haxhiu: Mos ia fut kot këtu!

“Mos e mbaj fjalën kot këtu, me na humb kohë këtu. Mos bënë humor…”, ka thënë Haxhiu.

Këtë deklaratë të deputetes Nikoliq e ka hedhur poshtë kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova, i cili  tha se refuzimi i kërkesës së operatorëve ekonomikë është bërë për arsye se nuk ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. Sipas tij, qytetarët e veriut furnizohen me energji prej KEDS, jo prej kompanive energjetike serbe.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Sami Kurteshi ka pyetur përse ai “është i detyruar si qytetar të paguajë energjinë një qytetari, i cili ia ka vrarë shokun dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës?” Sipas tij, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje ndërshtetërore që e detyron qytetarin të paguajë energji për dikë  tjetër.

Kryetarja e Komisionit Duda Balje ka shprehur interesimin të di për qëndrimin e qeverisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. A është në plan të shtrenjtohet çmimi i energjisë?”, ka pyetur Balje.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova ka thënë në Kosovë çmimet e energjisë elektrike janë më të lira se në rajon dhe më gjerë, dhe sipas tij, ka gjasa të shtrenjtohen tarifat për energji, për shkak të mungesës së gjenerimit dhe rritjes së importit të energjisë.

Ndërsa, Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka thënë se të gjitha ligjet e zbatuara nga ZRRE për energjinë e shpenzuar, është shkelje e të drejtave të njeriut. Ai ka shtuar se tash e tutje çdo diskutim duhet të bëhet për kompensimin e mjeteve që kanë shpenzuar qytetarët.

Faturimi i energjisë për veri, ZRRE pranon se s’ka pasur transparencë

Gjatë një raportimi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova ka thënë se së fundmi janë duke u përballur me një sfidë nga sistemi gjyqësor për faturat e energjisë për një vendim për periudhën 2012 deri tash.

“Në vitin 2012 është nxjerrë një vendim që ka afat deri më 31 mars 2018. Avokati i Popullit ka vërejtur këtë, mirëpo kjo çështje ka të bëjë me situatën politike në veri. Kështu që në këtë kategori kanë hyrë edhe humbjet e energjisë të pa autorizuar. Ne i kemi kthyer një përgjigje Avokatit të Popullit, ku kemi thënë se bordi i ZRRE është jo funksional dhe deri sa të kompletohet Bordi ne nuk jemi në gjendje të marrim vendim për këtë çështje. Andaj, ne çdo vendim duhet ta aprovojmë. Pjesa prej 3.5 përqind për veri është hequr nga faturat e qytetarit nga 1 dhjetori”, ka thënë Janova.

Ai tutje ka thënë se 41 milionë euro janë futur për pesë vjet në faturat e qytetarëve.

 Deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit ua ka hapur sytë deputetëve për shkeljet e të drejtave të njeriut me faturimin e energjisë së veriut tek qytetarët tjerë të Kosovës.

“Kërkoj të di nga ZRRE se sa është i arsyeshëm vendimi për faturimin e 49 milionë euro prej xhepave të qytetarëve për veriun“, ka pyetur Haxhiu.

Deputetja Miljana Nikoliq nga Lista Serbe ka thënë se vendimi për faturat është arritur në Bruksel ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, ngase në atë pjesë ka ndodhë që nuk ka pasur rrymë, sipas saj, me orë të tëra, dhe për këtë kompani nga Serbia energjetike kanë vepruar dhe furnizuar me energji atë pjesë, por nga autoritet e Kosovës nuk janë licencuar ata operatorë të cilët kanë bërë katër herë kërkesë për licencim.

Deputeti nga Vetëvendosje Sami Kurteshi ka pyetur përse është i detyruar për një qytetar të paguaj energjinë i cili ia ka vrarë shokun dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës?.

Sipas tij, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje ndërshtetërore që e detyron qytetarin të paguaj energji për dikë  tjetër.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova iu është përgjigjur pyetjes së Nikoliq, duke thënë se refuzimi i kërkesës së operatorëve ekonomik është bërë për arsye se nuk ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, qye tetarët e veriut furnizohen me energji prej KEDS, jo prej kompanive energjetike serbe. Kryetarja e Komisionit Duda Balje ka shprehur interesimin të dijë për qëndrimin e Qeverisë  për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. A është në plan të ngritet çmimi i energjisë?”, ka pyetur Balje. 

Kryesuesi i Bordit të ZRRE Arsim Janova ka thënë në Kosovë çmimet e energjisë elektrike janë më të lira se në rajon dhe më gjerë. Drejtues të ZRRE, kanë pranuar se ngarkesa e qytetaërve nuk ka qenë transparente, edhe sipas drejtorit të ZRRE Petrit Pepaj kjo është bërë në mënyrë ligjore.

Sipas tij, ka gjasa të shtrenjtohen tarifat për energji, për shkak të mungesës së gjenerimit dhe rritjes së importit të energjisë. Avokati i Popullit Hilmi Jashari ka thënë se të gjitha ligjet e zbatuara nga ZRRE për energjinë e shpenzuar, është shkelje e të drejtave të njeriut. Ai ka shtuar se tash e tutje ço diskutim duhet të bëhet për kompensimin e mjeteve që kanë shpenzuar qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat