Burime nga KQZ flasin për gabim në numërim, Rugova prin me 75 vota

Aktuale

Burime nga KQZ flasin për gabim në numërim, Rugova prin me 75 vota

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 22:35
Rezultatet në KQZ

Rezultati preliminar i cili është paraqitur nga KQZ ka gjasë të mos jetë ai i vullnetit të qytetarëve të Istogut.

Burime në KQZ kanë thënë se janë bërë gabime në administrim të rezultatit. Sipas të njëjtit burim kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka fituar në Istog, me saktësisht 75 vota më shumë se sa kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se AAK-ja po feston para kohe. Sipas tij, Haki Rugova i LDK-së është 55 vota përpara.

“LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe. Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Nga ana tjetër, Gani Dreshaj ka shpallur tashmë fitoren, e AAK dhe simpatizantët e saj në Istog kanë nisur festën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat