Haradinaj-qytetarëve të Istogut: Votoni për hir të së nesërmes

Aktuale

Haradinaj-qytetarëve të Istogut: Votoni për hir të së nesërmes

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar zgjedhjet në Istog, ka thënë se vota është garanci për të nesërmen, prandaj, pjesëmarrja sa më e madhe në votime i jep forcë zhvillimit të qytetit dhe legjimitetit të zgjedhjeve.

Sipas Haradinajt, zgjedhjet në Istog, sot, janë një hap përpara për të ardhmen e secilit qytetar të komunës.

“Vota është garanci për të nesërmen dhe prandaj, pjesëmarrja sa më e madhe në votime i jep forcë zhvillimit të qytetit dhe legjimitetit të zgjedhjeve. Istogu përmbyllë ciklin e votimeve të zgjedhjeve komunale në Kosovë dhe prandaj, i bëj thirrje secilit qytetar të komunës, me të drejtë vote, ta shfrytëzojë atë për hir të së nesërmes së tij dhe të gjithë komunës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat