Kërkohet dorëheqja e Dërgutit nga nënkryetarja e Kuvendit

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e Dërgutit nga nënkryetarja e Kuvendit

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 20:40
Aida Derguti

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana kanë kërkuar nga udhëheqja e Vetëvendosjes të shkarkojnë Aida Dërgutin nga pozita e Nënkryetares së Parlamentit. Ata po ashtu kanë kërkuar të merren masa ndaj Visar Ymerit për arsyen se nuk kishte reaguar me kohë kundër ofendimit që i ishte bërë Kurtit.

Kryesia e Vetëvendosjes qysh më 3 shkurt, kishin kërkuar të merren masa në lidhje me ofendimin që ishte bërë. Në letrën e dërguar nga anëtarët e kryesisë së VV-së në Tiranë, thuhet se nëse Kryesia dhe Kryetari i Partisë nuk marrin masa ndaj Dërgutit do të iniciojnë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të nxjerr këtë çështje në organin më të lartë partiak për të marrë pastaj masa.

Madje, sipas tyre, edhe Visar Ymeri me mosreagim ka nxitur të mendojnë se pajtohet me konstatimet e Dërgutit për ish-liderin e VV-së.

“Në rast heshtjeje nga ana e Kryetarit të Lëvizjes, ne kemi të drejtën të mendojmë se dhe ai ndan gjuhën dhe cilësimin e Aida Dërgutit mbi figurën e Albin Kurtit”, thuhet në shkresën e zyrtarëve të VV-së nga Tirana.

Ndërkohë, nesër, prej orës 11.30, Vetëvendosje mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë. Aty pritet të merret vendimi për zgjedhjet e brendshme dhe për masat ndaj Aida Dërgutit dhe grupit të Dardan Molliqajt.

Ne gjithë këtë situatë, ende po vazhdon të heshtë, Shpend Ahmeti dhe disa deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat