DnV nesër vëzhgon procesin e rivotimit në Istog

Aktuale

DnV nesër vëzhgon procesin e rivotimit në Istog

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 13:49
Pamje nga takimi

Demokracia në Veprim (DnV), përmes ekipeve mobile nesër do të bëjë vëzhgimin e procesit të rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut.

DnV iu ka bërë thirrje subjekteve politike dhe institucioneve tjera të përfshira në menaxhimin e zgjedhjeve të tregojnë maturi dhe nivel të lartë të përgjegjësisë për të garantuar një proces demokratik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.

“Institucioneve të sigurisë u bënë thirrje të jenë në krye të detyrës për të garantuar atmosferë të qetë zgjedhore.

Po ashtu DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në këtë komunë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për të ardhmen e tyre”, thuhet në një komunikatë të DnV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat