Ambasada e SHBA-së mirëpret marrëveshjen me Contour Global

Aktuale

Ambasada e SHBA-së mirëpret marrëveshjen me Contour Global

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një deklarate për media mirëpret marrëveshjen e djeshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Contour Global, e cila paraqet një hap shumë të madh drejt sigurisë energjetike në Kosovë, duke pasur parasysh se pasiguria energjetike është një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për zhvillimin e saj ekonomik.

Projekti “Kosova e Re” do të përmbushë standarde të rrepta evropiane për efektshmëri dhe emisione, dhe do të jetë në përputhshmëri me studimet e Bankës Botërore që tregojnë se thëngjilli është opsioni më i përballueshëm për Kosovën, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane  konsideron se “Kosova e Re” do të mundësojë që më shumë burime të energjisë së ripërtërirë të integrohen në sektorin e energjisë në kuadër të përkushtimit të Kosovës për përdorim të 25% të energjisë së ripërtërirë deri në vitin 2020, dhe për mbylljen përfundimtare të termocentralit “Kosova A”, dhe me këtë zvogëlimin e mëtutjeshëm të emisionit të karbonit në Kosovë.

Ndryshe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka punuar me Kosovën që nga viti 2003 që t’ia sigurojë asaj të ardhmen energjetike, dhe ka përkrahur përsëritje të ndryshme të këtij projekti që nga viti 2006.

USAID-i ka porositur studime që kanë përllogaritur se humbjet ekonomike të Kosovës shkojnë në 300 milionë euro në vit për shkak të furnizimit të pasigurt me energji elektrike.

Kur të përfundojë, “Kosova e Re” do të jetë investimi më i madh i huaj privat në historinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat