Flet juristi: Ministrat që ‘injorojnë’ Kuvendin, mund të shkarkohen

Aktuale

Flet juristi: Ministrat që ‘injorojnë’ Kuvendin, mund të shkarkohen

H.Orana Nga H.Orana Më 13 dhjetor 2017 Në ora: 14:28
Qeveria Haradinaj

Sot Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se ministrat e rinjë shumëherë nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit, duke iu ikur kështu edhe përgjigjeve që duhet dhënë para deputetëve. Ai ka thënë se duhet të ketë mundësi për mocion shkarkimi të ministrave.

“Për të rritur rolin e Kuvendit, sidomos në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare, do të duhet që para Kuvendit të silleshin për miratim emrat e ministrave të ri që mendohet të zëvendësohen, si dhe të kishte përgjegjësi individuale të ministrave, pra të mund të iniciohej mocion për shkarkimin e ministrave të cilët nuk marrin pjesë në seanca”, ka thënë Krasniqi.

Image
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi thotë Qeveria dhe Kuvendi mund të shkarkojnë ministrat, pasi vetë i kanë ngarkuar me atë detyrë.

“Natyrisht se këtë e ka qeveria dhe Kuvendi. Ata i kanë ngarkuar me detyrë dhe ata i shkarkojnë. Por para kësaj lypset pajtimi i koalicionit qeverisës, sepse nëpërmjet atij qelësi, kane ardhur ministrat dhe është ndërtuar qeveria. Po kështu ka mundësi që me mocion të kërkohet nga grupet parlamentare ballafaqimi i minisirit me kuvendar duke kërkuar atë”, thekson Kelmendi për “Bota sot”.

Ai thotë se qeveria duhet të jetë prezente në Kuvend dhe të përballet me përgjegjësitë e veta.

“Aty duhet thënë këtë dobësi dhe në atë seancë duhet kërkuar përgjegjësi. Përndryshe rregulla juridike nuk ka. Qeveria duhet të jetë në seancë të Kuvendit dhe të përgjigjet për punën e vete. Kjo është juridike”, thotë juristi Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat